8 C
Tetovo
E shtunë, 5 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMakina s’është më “e jotja”! MPB paralajmëron: Do t’jua konfiskojmë veturat e...

Makina s’është më “e jotja”! MPB paralajmëron: Do t’jua konfiskojmë veturat e shoferëve të papërgjegjshëm!

Qytetarët që nuk respektojnë rregullat në komunikacion dhe drejtojnë automjetin pa asnjë logjikë, duhet të përgatiten për masa drastike! Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka paralajmëruar se në të ardhmen, për vozitësit që shkelin ligjin pa përfillur pasojat, do të aplikohet edhe konfiskimi i automjetit.
“Po, e saktë është që të mund ta fusim në funksion këtë sistem, kemi nevojë të ndryshojmë përafërsisht 6-7 ligje. Ka nisur procedura për secilin prej këtyre ligjeve, por jo vetëm ligje që janë të lidhura drejtpërdrejtë me implementimin e sistemit “Safe City” si projekt, por edhe ligje që duhet të bëjnë dallime thelbësore dhe ndarje nga mungesa e rendit në të kaluarën, me atë që duhet ta zbatojmë si rend dhe qetësi normale”, theksoi Toshkovski për TV21.
Ky paralajmërim vjen në kohën kur vendi po përgatitet për një fazë të re të monitorimit elektronik dhe ndëshkimeve automatike, nëpërmjet kamerave të sistemit “Safe City”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments