8 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Kryeministri i parë shqiptar nuk pati asnjë vizitë në Kosovë pasi...

Fetai: Kryeministri i parë shqiptar nuk pati asnjë vizitë në Kosovë pasi BDI i bëri sherr Kosovës

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Kanal 10 në Kosovë tha se koalicioni VLEN gëzon legjitetimin e plotë etnik, dhe shton se BDI e bëri kryeministrin shqiptar i cili ishte i paaftë dhe nuk arriti ta largon as barin para godinës së qeverisë.

“Pushteti i BDI-së ishte i dëmshëm për Kosovën, plani 9 pikësh i përgatitur nga Bujar Osmani në koordinim me Daçiqin pa u konsultuar me Donika Gërvallën. Prandaj, edhe kryeministri shqiptar i BDI-së nuk pati asnjë vizitë zyrtare në Kosovë. Pastaj, Ballkani i Hapur, BDI e sillte Vuçiqin e Daçiqin në Shkup. Ahmeti deklaronte se ka ardhur koha që të pajtohen shqiptarët dhe serbet”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Fetai shtoi se raportet me Kosovën me qeverisjen aktuale dhe atë të kaluarën janë diametralisht të kundërta. Sipas tij, Kosova dhe RMV janë më afër se asnjëherë më parë.

“Me Kosovën kemi konsultim të përditshëm, kemi hapur shumë pika kufitare dhe jemi përafruar. Prandaj, nuk duhet të harrojmë që me qeverisjen tonë një vjeçare kemi arritu një përafrim dhe kemi nënshrkuar tre marrëveshje me Kosovën të cilat po realizohen në plotëni. Pra, kemi një qasje në tërësi të ndryshme kundrejt Kosovës, për dallim prej ish pushtetit që veçse e kishin dëmtuar edhe përballë faktorit ndërkombëtarë”, përfundoi Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments