Një rast i pazakontë është raportuar në SPB Tetovë nga H.Xh. (29) nga fshati Vejcë i Tetovës. Sipas raportimit të tij, më 7 korrik rreth orës 12:00, në zonën e Leshnicës së Epërme, në vendin ku ai mban kafshët (tërlla), një ari ka sulmuar dhe vrarë një dem.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa pritet të njoftohen edhe shërbimet kompetente për mbrojtjen e faunës dhe ambientit.