8 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Në Frontin Evropian do të ngelin vetëm Ali Ahmeti me Selën...

Fetai: Në Frontin Evropian do të ngelin vetëm Ali Ahmeti me Selën dhe Taravarin

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Kanal 10 në Kosovë tha se Fronti Evropian është në hall të madh pasi dëshirojnë të shndërrohen në Front Kombëtar dhe e kanë të vështirë t’i fusin nën flamurin shqiptar edhe pakicat tjera.

“Tani Fronti i quajtur Evropian është në hall të madh sepse duan të kalojnë në Front Kombëtar e nuk e dimë si do të arrijnë t’i fusin nën flamurin shqiptar edhe pakicat tjera. Ne jemi të hapur për të gjithë deputetët e këtij Fronti dhe dalëgadalë po ecim drejt asaj që në këtë Front do të ngelin vetëm Ali Ahmeti me Ziadin Selën dhe Arben Taravarin”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Fetai shtoi se nuk e kupton fuqinë e Ahmetit si arriti që ASH-së t’ia grabitë dy ish kryetar të cilët kishin ndërtuar karrierë kundër Ahmetit dhe sot janë vegla të tij.

“Më vjen keq që Ahemti arriti me na vjedhë me na grabit dy ish kryetarët. Ata kanë bërë karrierë duke e akuzuar e ofenduar Ali Ahmetin dhe përfunduan në prehërin e tij. Njëri e kishte akuzuar për atentat e tjetri për sabotim e pengesa në çdo proces, dhe në fund u bënë vegla të tij”, përfundoi Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments