8 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKomuna e Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Me qëllim angazhimin konkret ndërinstitucional për ruajtjen dhe promovimin e bukurive të Parkut Kombëtar Mali Sharr, Komuna e Tetovës dhe Parku kombëtar nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum përfshinë edhe ndihmën financiare nga ana e Komunës së Tetovës për Parkun kombëtar. Kreu i Tetovës Bilall Kasami dhe drejtori i Parkut Kombëtar Evzal Elmazi biseduan edhe për largimin e deponive të forta që janë krijuar përgjatë parkut kombëtar.

“Për herë të parë vendosen themelet e një bashkëpunimi institucional mes dy institucioneve të rëndësishme që ka të bëj me menaxhimin e pasurisë së rëndësishme natyrore që e kemi në Sharr. Jemi të interesuar që ky bashkëpunim të jetë me interes të përbashkët në drejtim të ruajtjes së natyre, mirëmbajtjes së hapësirës, menaxhimit me mbetjet dhe zhvillimin e pjesëve të malit Sharr sa i përket vizitës nga turistët si dhe kodrën e Diellit, apo gjithçka që ka të bëj me zhvillimin e kësaj bukurie që na ka falë perëndia”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

“Prioritet imi ishte të krijoj kontakt dhe komunikim me autoritetin komunë dhe jam i bindur se edhe përkrahja nga ana e komunës nuk do të mundoj në këtë aspekt”, deklaroi Evzal Elmazi. Drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. /Alsat.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments