8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAnketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair

Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair

Nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme në Komunën e Çairit, qytetarët do t’ia jepnin mbështetjen koalicionit VLEN, që del fitues me një diferencë të theksueshme ndaj Frontit Evropian.

Sipas të dhënave nga anketa e realizuar nga Agjencioni UBO, në pyetjen “Kandidatin e cilit koalicion do ta kishit votuar për kryetar komune?”, 46.0% e të anketuarve janë shprehur në favor të koalicionit VLEN, ndërsa vetëm 34.9% kanë deklaruar se do të votonin për kandidatin e Frontit Evropian. Diferenca prej mbi 11 pikësh përqindjeje konfirmon një prirje të qartë të elektoratit për të rikonfirmuar vullnetin e tyre të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Anketa është realizuar në periudhën 1-7 korrik 2025 dhe pasqyron opinionin e qytetarëve në prag të një vjeshte zgjedhore që pritet të jetë vendimtare për të ardhmen politike të komunës së Çairit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments