8 C
Tetovo
E diel, 13 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBDI në panik: Përpiqet të falsifikojë anketat, por realiteti është ndryshe: VLEN...

BDI në panik: Përpiqet të falsifikojë anketat, por realiteti është ndryshe: VLEN në epërsi të thellë në disa komuna kyçe

Në një përpjekje të dëshpëruar për të krijuar një iluzion përkrahjeje, BDI po shpërndan anketa të falsifikuara me pretendimin se ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Por manipulimi është aq i dukshëm, saqë edhe vetë grafiku i publikuar tregon se BDI ka rejtim më të ulët se VLEN, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit është në zhdukje të plotë.

Kjo përpjekje e turpshme për të mashtruar opinionin publik vjen në një kohë kur të dhënat e vërteta tregojnë një panoramë krejt tjetër. Sot, UBO publikoi një anketë kredibile që tregon qartë epërsinë e koalicionit VLEN në disa komuna strategjike, si: Çairi, Tearca, Studeniçani dhe Dibra.

Këto rezultate konfirmojnë trendin e rënies së pandalshme të BDI-së dhe humbjen e besimit nga qytetarët shqiptarë, të cilët tashmë po e mbështesin alternativën e re politike VLEN, si një front i besueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Në vend që të përballet me të vërtetën dhe të reflektojë për 20 vite dështime, BDI zgjedh rrugën e manipulimeve dhe propagandës. Por qytetarët nuk mashtrohen më.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments