8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniEkskluzive: Arben Fetai politikani më i preferuar në shumicën e komunave, sipas...

Ekskluzive: Arben Fetai politikani më i preferuar në shumicën e komunave, sipas UBO-s

Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, njëkohësisht njëri nga udhëheqësit e VLEN Arben Fetai, rezulton të jetë politikani më i preferuar në shumicën e komunave shqiptare, sipas anketave të fundit të agjencisë kosovare UBO Consulting.
Sipas burimeve nga kjo agjenci, Fetai është politikani më i preferuar në Kumanovë, Likovë, Dibër dhe Gostivar, ndër të tjerash.
Në Gostivar, më shumë se gjysma e të anketuarve janë shprehur se e përkrahin Arben Fetain. Ai ndiqet nga Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku.
Në Dibër, Fetai gjithashtu gëzon mbështetjen më të madhe, i ndjekur nga Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Bekim Qoku dhe Zeqirija Ibrahimi.
Në Likovë gjithashtu prin Fetai me dallimin më të madh, ndërsa del i pari edhe në Kumanovë dhe Tearcë.
Anketa është realizuar nga UBO Consulting në periudhën 1-7 korrik të këtij viti.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments