8 C
Tetovo
E hënë, 14 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniLulzim Aliti: “Front Kombëtar”? Jo, front i montimeve dhe frikës nga drejtësia!

Lulzim Aliti: “Front Kombëtar”? Jo, front i montimeve dhe frikës nga drejtësia!

Funksionari i koalicionit VLEN, Lulzim Aliti, ka reaguar ashpër ndaj propagandës së BDI-së lidhur me të ashtuquajturin “Front Kombëtar”, që po promovohet nga eksponentë të kësaj partie, përfshirë Artan Grubin. Në një deklaratë publike, Aliti e quan këtë front një maskë të re për të fshehur të kaluarën e errët të BDI-së, që sipas tij, është përplot montime politike, tradhti ndaj shqiptarëve dhe frikë nga drejtësia.

“Kur flasin me gojën e Artan Grubit për ‘Front Kombëtar’, është njësoj si të dëgjosh një zjarrvënës që predikon për sigurinë!”, shkruan Aliti, duke i akuzuar drejtuesit e BDI-së për montime politike që i kanë dërguar në burg djemtë më të mirë të kombit, për të mbrojtur karriget dhe interesat e tyre.

Ai përmend rastet e bujshme si “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, “Sopoti” dhe “Alfa”, të cilat i cilëson si varreza të drejtësisë shqiptare, duke thënë se BDI i shfrytëzoi për të shantazhuar shqiptarët dhe për të ruajtur pushtetin.

Aliti akuzon gjithashtu BDI-në për hipokrizi, duke rikujtuar se nënshkroi amnisti për dhunuesit e 27 prillit, ndërkohë që shqiptarët e pafajshëm vazhdojnë të mbahen në burg. Ai thotë se përmes institucioneve shtetërore, BDI ka kryer përndjekje politike, ka eliminuar kundërshtarë dhe ka pasuruar klanin e saj.

“‘Fronti Kombëtar’ i Grubit është mburoja e fundit e frikës nga drejtësia dhe vota!”, përfundon Aliti, duke theksuar se shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë padrejtësitë dhe lotët e familjeve të viktimave të montimeve politike.

Ai mbyll reagimin me një mesazh të qartë: “Kombi nuk është firmë private e BDI-së. Kombi jemi ne – ata që nuk përulen, nuk shiten dhe nuk harrojnë!”

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments