Grupi parlamentar i VLEN-it ka votuar sot pro miratimit të Ligjit për ndarjen e vauçerëve në vlerë prej 250 euro për studentët e rregullt dhe ata me korrespondencë në Maqedoninë e Veriut.
Kjo masë do t’u mundësojë studentëve blerjen e pajisjeve elektronike si kompjuterë, laptopë, tabletë apo mjete të tjera të ngjashme, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të studimit dhe zhvillimit profesional.
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, përmes një postimi në Facebook, e cilësoi këtë vendim si një hap konkret në drejtim të mbështetjes së rinisë. “Rinia është amanet i yni! Atyre ua kemi borxh të ardhmen, andaj do të punojmë ditë e natë për të gjithë nxënësit dhe studentët tanë, që ata të kenë kushte maksimale dhe moderne për studime. Urime e suksese të gjithëve!”, shkruan Azizi.