Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, shpreh dyshimin se zjarri i shpërthyer në rajonin e komunës, afër autostradës Shkup-Tetovë, është shkaktuar qëllimisht, raporton TV21.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, deklaroi se zjarri nuk rrezikon vendbanimet përreth dhe theksoi se situata pritet të vihet nën kontroll shumë shpejt.
Ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës vazhdojnë punën intensive për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të parandaluar dëme më të mëdha.