Një 68-vjeçar nga Tetova nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga godita e një veture në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish”, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti po lëvizte me biçikletë kur u godit nga vetura “Golf”, që po drejtohej nga një 42-vjeçar.
“Më 18.07.2025, në orën 15:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish” ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.I. (42) nga Tetova, i cili ka goditur një biçikletë të drejtuar nga S.S. (68) nga Tetova. Në aksident, S.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është transferuar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në vendngjarje ka kryer inspektim një ekip i SPB Tetovë, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik pranë Prokurorisë Themelore Publike në Tetovë”, thonë nga MPB.