8 C
Tetovo
E martë, 22 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniNis rrënimi i BDI-së në Tetovë, dhjetëra aktivistë të Forumit Rinor dhe...

Nis rrënimi i BDI-së në Tetovë, dhjetëra aktivistë të Forumit Rinor dhe një nëndegë i bashkohen VLEN-it

Dhjetra aktivistë të Forumit Rinor të BDI-së dhe të nëndegës së kësaj partie në lagjen Teqe në Tetovë kanë braktisur BDI-në dhe i janë bashkuar VLEN.

Lajmi është bërë publik nga shefi i shtabit të VLEN dhe deputeti, Adnan Azizi, i cili e cilësoi këtë si “fillimin e rrënimit të plotë të BDI-së në Pollog”.

“Ky është një trend që ka nisur prej kohësh, por tashmë po bëhet publik dhe masiv. Aktivistë të FR-BDI dhe të strukturave lokale të BDI-së janë duke e lënë partinë për shkak të politikave destruktive dhe manipulimeve të brendshme. Ata po i bashkohen VLEN-it, duke e parë si një alternativë të besueshme dhe moderne,” – deklaroi Azizi.

Sipas tij, arsye kryesore për këtë valë të re migrimi politik është mbështetja e madhe që këta të rinj dhe aktivistë kanë për kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili sipas Azizi ka “transformuar qytetin dhe po fiton çdo ditë më shumë besimin e qytetarëve”.

“Pas lagjes Teqe, edhe nëndega të tjera të BDI-së në Tetovë janë në kontakt me ne dhe kanë shprehur vullnetin për t’iu bashkuar VLEN-it. Kjo është vetëm vala e parë.”, ka shkruar Azizi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments