Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj ish-bashkëpartiakut të tij, Arben Taravarit, i cili më parë kërkonte lista të veçanta me VLEN, ndërsa tani është pjesë e listave të përbashkëta me BDI-në.
Në një postim në Facebook, Hoxha thekson se kur bindjet politike braktisen për interesa personale e pazare, atëherë historia nuk e gjykon dikë si opozitar, por si vegël të atyre që dikur i konsideronte shkatërrues të shqiptarëve. “E dëshpëruar është politika kur e humb vetërespektin”, përfundon zëvendësministri Hoxha.