Për vizitën në Kalenë e Shkupit do të paguhet biletë hyrjeje pasi lokaliteti të jetë rregulluar plotësisht dhe të vihet në funksion, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai theksoi se qëllimi i Qeverisë është që Kaleja të marrë pamjen dhe funksionalitetin që meriton, me mbështetjen e institucioneve kompetente, dhe të kthehet në një nga atraksionet turistike më të rëndësishme të kryeqytetit.
> „Është normale që do të paguhet. Jo tani, por kur të hapet, kur të rregullohet, ashtu siç është kudo në botë“, u përgjigj Mickoski në pyetjen nëse planifikohet pagesa e biletave të hyrjes.
Kryeministri njoftoi se aktivitetet për rregullimin duhet të fillojnë këtë vit dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, Kaleja duhet të marrë pamjen e dëshiruar vitin e ardhshëm.
Ai vlerësoi se rregullimi i deritanishëm, përfshirë edhe rregullimin hortikulturor, nuk është i mjaftueshëm dhe se lokaliteti ka potencial shumë më të madh turistik.
Mickoski theksoi se Qeveria do t’u ofrojë mbështetje financiare dhe logjistike institucioneve kompetente që Kaleja e Shkupit të bëhet destinacion turistik më i rëndësishëm dhe të bëhet pjesë e programit „Shkupi – Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028“.

