8 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAliti i ashpër me Taravarin: Po përpiqet të normalizojë prostituimin politik!

Aliti i ashpër me Taravarin: Po përpiqet të normalizojë prostituimin politik!

Koordinatori i Diasporës për Francën në Aleancën për Shqiptarët, Lulzim Aliti, ka reaguar ashpër ndaj kthesës politike të Arben Taravarit, duke e quajtur atë një model të rrezikshëm për politikën shqiptare dhe shoqërinë në tërësi.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Aliti thekson se “standardi që Arben Taravari përpiqet t’ua imponojë shqiptarëve është një model i rrezikshëm dhe shkatërrues”, i cili, sipas tij, po i jep legjitimitet prostituimit politik dhe po e kthen kalkulimin personal në normë qeverisëse.
“Duhet të ketë kufij ideologjikë dhe moralë që nuk guxojnë të shkelen. Përndryshe, e gjithë skena politike shqiptare do të degradojë në një pazar pa vlera”, shkruan Aliti.
Ai e quan të pafalshëm kalimin e Taravarit nga kritikat e ashpra ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit në një aleancë të hapur me ta, duke thënë se kjo është një “rrugë pa kthim drejt zhgënjimit kolektiv”.
Sipas Alitit, ajo që po ofron sot Taravari “nuk është vizion as për shqiptarët, as për maqedonasit, por një rikthim në të kaluarën, kësaj radhe me grim të ri dhe buzëqeshje falso”. “Qytetarët nuk do ta pranojnë këtë,” përfundon Aliti, duke sinjalizuar ndarjen e thellë që ka shkaktuar bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në, sidomos te strukturat që dikur besonin në misionin e tij.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments