Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka njoftuar për dy projekte të reja kapitale për komunën e Çairit, me një vlerë të përgjithshme prej 1 milion e 150 mijë euro, të financuara drejtpërdrejt nga Qeveria.
“Me një investim prej 1 milion eurosh do të ndërtohet një pishinë moderne pranë Shkollës Fillore ‘Adem Jashari’ në lagjen Serovë,” shkroi Mexhiti, duke shtuar se ky projekt do të krijojë kushte të reja për edukim dhe aktivitete fizike për fëmijët, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën sportive dhe arsimore të zonës.
Gjithashtu, është përfunduar asfaltimi i rrugës “Nexhati Agolli”, me vlerë prej 150 mijë eurosh, ku është rregulluar edhe rrjeti i infrastrukturës nëntokësore, duke krijuar kushte më cilësore për banorët.
“Ky është vetëm fillimi i investimeve të reja për Serovën dhe për gjithë Çairin. Zhvillimi urban, arsimi cilësor dhe infrastruktura moderne do të mbeten prioritet yni i pandryshueshëm, përfundoi Mexhiti.