Sot, kryesia qendrore e koalicionit VLEN mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte diskutimi për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, raporton SHENJA. Në një konferencë për shtyp nga VLEN theksojnë se prioritet mbetet përzgjedhja e kandidatëve më të pranuar për qytetarët, duke u përqendruar në figura që do të jenë në funksion të interesave lokale dhe zhvillimit komunal.
Pas diskutimeve, kryesia ka miratuar listën e mëposhtme të kandidatëve për kryetarë komunash:
Tetovë: Bilall Kasami
Çair: Izet Mexhiti
Strugë: Mendi Qyra (kandidat i pavarur)
Kërçovë: Fatmir Limani
Dibër: Fisnik Mela
Shkup: Bashkim Bakiu
Saraj: Muhamed Elmazi
Likovë: Nexhmedin Sadiku
Haraçinë: Daut Beqiri
Zhelinë: Blerim Sejdiu
Tearcë: Daut Memishi
Bogovinë: Feti Abazi
Bërvenicë: Haqim Ramadani
Dollnen: Blerim Islami
Nga VLEN gjithashtu është bërë e ditur se ende nuk ka një vendim përfundimtar për kandidaturat në komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës, ndërsa vendimet për këto pritet të merren në ditët në vijim.