8 C
Tetovo
E hënë, 4 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVMRO-DPMNE: Aspak nuk do të na habiste nëse Taravari vendos ta ndryshojë...

VMRO-DPMNE: Aspak nuk do të na habiste nëse Taravari vendos ta ndryshojë emrin në Ali

Arben Taravari një herë tjetër tregoi fytyrën e tij të vërtetë, një njeri që deri kohët e fundit publikisht e lavdëronte Hristijan Mickoskin dhe bashkëpunonte me të, ndërsa sot e sulmon pa baza, vetëm sepse është i shantazhuar dhe detyrohet të luajë sipas urdhrave të Ali Ahmetit, reagoi VMRO-DPMNE përmes një komunikate.

“Nuk i pengonte Mickoski derisa ishte në Qeveri. Përkundrazi, atëherë fliste për sinqeritetin, kapacitetin dhe përkushtimin e tij. Por, papritmas, kur u përball me disa dosje dhe kujtime nga e kaluara, vendosi se është më lehtë të futet në shërbim të BDI-së dhe të bëhet zëdhënësi i tyre. Edhe pse nuk e mbështesim sjelljen e tij, mund ta kuptojmë: kur një herë kapesh, atëherë duhet të luash lojën e të tjerëve. Ashtu si disa funksionarë të LSDM-së dhe kryetarja e Shkupit, tani edhe Taravari është vendosur në prehrin e pakëndshëm të Ahmetit, por duket se kur është rehat aty, nuk e ka problem. Në fund, aspak nuk do të na habisë nëse Taravari vendos ta ndryshojë emrin në Ali, vetëm për t’i treguar shefit të tij të ri sa i disiplinuar është. Por fajtor nuk është Ahmeti, por vetë Taravari, i cili nga njeri me kredibilitet u bë simbol i poshtërimit politik. Populli sheh gjithçka. Dhe në fund, secili do të marrë atë që meriton.”

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments