8 C
Tetovo
E martë, 5 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniIbrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet!

Ibrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet!

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke akuzuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, se është në kërkim të një incidenti ndëretnik për të provokuar krizë dhe për të tentuar rikthimin në pushtet së bashku me zëvendësin e tij, Artan Grubin, të cilin Ibrahimi e cilëson si “Nongrata”.

Në reagimin e tij, Ibrahimi shkruan se skenari i provokimeve ndëretnike përmes thirrjeve antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë ka dështuar, pasi qeveria aktuale reagoi menjëherë, ndryshe nga qeveritë e mëparshme. “Kjo qeveri jo vetëm që e dënoi ngjarjen, siç nuk ndodhte në 22 vjetët e fundit, por tashmë autorët e thirrjeve antishqiptare janë vënë nën hetime”, shkruan ai.

Sipas Ibrahimit, pas këtij dështimi, Ali Ahmeti është në kërkim të një “kurbani të ri” për të realizuar ambiciet e tij për pushtet. “Ali Ahmeti, i dëshpëruar, kërkon një rast tjetër që të inskenojë një incident ndëretnik… krejt kjo me qëllim që të mund të shkaktojë një krizë e cila atë dhe Nongrata Grubin i kthen në pushtet”, thekson Ibrahimi.

Ai i bën thirrje të rinjve shqiptarë të tregojnë kujdes dhe të mos bien viktima të “pasionit të Soravisë për pushtet”.
“Atij nuk i dhimbset nëna shqiptare që do ta qajë djalin e saj nëse ai dhe Nongrata Grubi kthehen në pushtet. E mbajmë mend mirë se kur nënat shqiptare vajtonin, ministrat e Soravisë luanin futboll në qeveri”, përfundon reagimin Ibrahimi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments