Më datë 10.08.2025 në orën 20:25, në Departamentin e policisë Tearcë, Sh.B.(22) nga fshati Nerasht, ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 19:45, derisa ai me shokun e tij ishin në një objekt hotelierik në fshat, ka ardhur ish-dhëndri i tij A.R. nga i njëjti fshat, i cili i është afruar dhe e ka spërkatur me sprej lotsjellës, ndërsa më pas nga automjeti i tij i pasagjerëve “bmw” ka nxjerrë një thikë dhe e ka kërcënuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.