8 C
Tetovo
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMexhiti: MO garancia e një Maqedonie të barabartë

Mexhiti: MO garancia e një Maqedonie të barabartë

Sot, gjatë seancës solemne të Qeverisë, u shënua 24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, një akt historik që i dha fund konfliktit dhe hapi rrugën për paqe, duke vendosur themelet e shtetit modern të Maqedonisë së Veriut. “Kjo marrëveshje është garancia e barazisë, përfshirjes dhe drejtësisë për çdo qytetar, për të gjitha komunitetet, dhe për këtë arsye ne e zbatojmë dhe e respektojmë me përpikëri çdo ditë. Ajo mbetet angazhimi ynë i përditshëm për të ndërtuar një Maqedoni të Veriut ku të gjithë ndihen të barabartë dhe të përfaqësuar”, tha zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.

Ai shtoi se, në këtë frymë, Qeveria po përforcon përdorimin e gjuhës shqipe, ndërton institucione multietnike që pasqyrojnë shoqërinë, reformon drejtësinë dhe fuqizon demokracinë lokale. “Diversiteti nuk është pengesë, por është pasuria jonë më e madhe, dhe Marrëveshja e Ohrit është garancia që kjo pasuri të mbrohet, të respektohet dhe të zhvillohet për gjeneratat që vijnë”, theksoi zëvendëskryeministri.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments