Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka nderuar Izet Mexhitin me një dhuratë të veçantë dhe simbolike , një filigran të punuar me kujdes, që paraqet hartën e Kosovës.
Në një postim të bërë publikisht, Mexhiti ka ndarë një foto ku shihet bashkë me artistin e mirënjohur ndërkombëtarisht, Ramë Lahaj. Në imazh, Mexhiti mban në dorë filigranin e çmuar, ndërsa të dy shfaqen me buzëqeshje.
“Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, më nderoi me një dhuratë të veçantë e kuptimplote: një filigran me hartën e Kosovës,” ka shkruar Mexhiti.
Gesti i Lahajt përfaqëson jo vetëm miqësinë dhe respektin ndaj Mexhitit, por edhe një simbol të fortë të lidhjes shpirtërore dhe identitare me Kosovën.