Futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Besjan Halimi, i cili ka kaluar të gjitha grupmoshat me skuadrën e vendlindjes së tij, ka vendosur të bëjë hapin e parë në futbollin profesionist, njofton “infOSport.mk”.
19-vjeçari, që luan si qendërmbrojtës, duke mos arritur të gjejë shumë hapësira në ekipin e parë “kuqezi”, pavarësisht se për një vit ishte stërvitur nën urdhërat e trajnerit Jeton Beqiri, ka vendosur që të transferohet te skuadra e Skopjes, që garon në Ligën e Dytë.
Kujtojmë, te kjo skuadër javë më parë në formë huazimi ishin transferuar edhe dy futbollistët e talentuar shqiptarë, Almir Pogragja nga Rabotniçki dhe Armir Isa, pikërisht nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës.