Blerim Sejdiu i ka dhënë pamje qyteti Zhelinës
Zhelina sot nuk është më vetëm një komunë është një hapësirë urbane që merr frymë me ritmin e një qyteti modern. Me punën, vizionin dhe përkushtimin e Blerim Sejdiut, fshatrat janë lidhur me rrugë të reja, sheshet janë gjallëruar, infrastruktura është ngritur në nivel më të lartë dhe çdo ditë ndjehet ndryshimi.
Ai ka ditur ta shndërrojë komunën në një qendër ku jeta zhvillohet me dinamikë të re, ku njerëzit shohin përpara me shpresë dhe krenari. Sot Zhelina ka bulevardet e saj, dritat e saj, projektet që flasin vetë.
Në çdo cep, ndjehet vizioni i një kryetari që nuk ka pranuar të ndalet, por ka ndërtuar duke i dhënë Zhelinës pamjen e një qyteti që ecën përpara.