8 C
Tetovo
E martë, 26 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniOsmani i quan zgjedhjet “referendum” – Durmishi: BDI për herë të parë...

Osmani i quan zgjedhjet “referendum” – Durmishi: BDI për herë të parë në opozitë sillen sikur është përmbysur bota

BDI insiston që zgjedhjet lokale t’i cilësoj si referendum. Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, përsërit retorikën se “këto zgjedhje do ta përcaktojnë të ardhmen e shtetit dhe popullit shqiptar brenda tij”. Osmani gjatë fjalimit të fundit, tha se në këto zgjedhje do ketë betejë mes shqiptarëve dhe atyre që siç tha janë “të ndershëm” dhe “eksperiment” i Mickoskit.

” Kur i nisim këto zgjedhje, ta dimë që kemi betejë ndërmjet shqiptarëve të cilët janë bërë bashkë të gjithë, 90 përqind të trupit votues shqiptarë dhe një zgjatim i një eksperimenti të kryeministrit Mickoski, i cili don t’i arrijë dy qëllime. Prandaj, këto zgjedhje do jenë referendum. Është referendum ndërmjet shqiptarëve, ose betejë dhe atë që e quajmë shqiptarëve të ndershëm ose eksperiment i Mickoskit”

Ndërsa VLEN vlerëson se BDI, thjesht e ka të vështirë ta pranojë faktin që është në opozitë. Ditë më parë, për VOXAL, Ministri i Ekonomisë, tha se opozita është buzë shpërbërjes dhe me të drejtë i trajton zgjedhjet si referendum për ta.

“Unë me një gjë pajtohem me opozitën: po, këto zgjedhje janë referendum për ta. Ata janë buzë shpërbërjes. E shihni se si i trajtojnë zgjedhjet. Për herë të parë janë në opozitë dhe sikur është përmbysur bota. I trajtojnë sikur të jenë referendum, ndërsa realiteti është se për 20 vite e patën edhe pushtetin qendror, edhe pushtetin lokal dhe i lanë vendbanimet shqiptare pa ujë, pa rrugë, pa kanalizim dhe pa infrastrukturë”, tha ministri Durmishi.

Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski, tha se një pjesë e madhe e përfaqësuesve ndërkombëtarë i janë paraqitur dhe janë shprehur të habitur me porositë që vijnë nga BDI, duke i komentuar negativisht ato.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments