Banorët e Sfillares së Poshtme u mblodhën masovikisht në takimin me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazin.
Atmosfera e ngrohtë dhe pjesëmarrja e madhe treguan qartë bashkimin dhe vendosmërinë e këtij fshati për ndryshimin e madh që po vjen në Saraj.
Mesazhi i banorëve ishte i qartë: PO për ndryshim dhe zhvillim, duke e shndërruar këtë takim në një dëshmi të fuqishme se Sfillarja e Poshtme është më e bashkuar se kurrë.