8 C
Tetovo
E martë, 26 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMemishi: Mos i mashtroni njerëzit-Tearca meriton ndryshim rrënjësor!

Memishi: Mos i mashtroni njerëzit-Tearca meriton ndryshim rrënjësor!

Kandidati i VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi nëpërmjet një publikimi në facebook ka bërë apel deri tek kundërshtarët politik që mos i lodhin dhe mos i mashtrojn njerëzit sepse Tearca meriton ndryshim rrënjësor!

“Mos i lodhni dhe mos i mashtroni njerëzit, ata janë tepër të zhgënjyer sepse ju i takoni dhe ju ofroni vetëm në kohë fushate!

Jetë ka edhe pas zgjedhjeve dhe ju këtë realitet nuk e kuptoni, më e rëndsishmja ju nuk e kuptuat këtë fakt edhe nga opozita, duke qenë të fokusuar ku do t’i harxhoni dhe ku do ta investoni pasurinë e keqpërdorur nga pushteti, i cili ua verboj sytë, ju që bëtë miliona në emër të luftës sot nuk keni të drejtë morale ta përmendni lirinë!

Ata çdo ditë na kontaktojnë dhe japin mbështetje të parezervë në çdo drejtim: në hartimin e platformës✍️, në strategjinë e veprimit dhe në shumë dimensione tjera.

Shumë gjëra të mira po vijnë për Tearcën tonë:

➡️Plan konkret për realizim që do të jenë në dobinë edhe të fëmijëve tuaj, sepse për ne ka rëndësi të krijojmë një sistem funksional që VLEN e jo mashtrim 1️⃣ mujor vetëm në kohë fushate!” – ka shkruar Memishi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments