8 C
Tetovo
E martë, 26 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAzizi porosi AKI-së: E keni të kotë, fundi juaj politik do të...

Azizi porosi AKI-së: E keni të kotë, fundi juaj politik do të vuloset më 19 tetor

Adnan Azizi përmes rrjetit social facebook mes tjerash thotë se AKI po e humb çdo ditë mbështetjen në terren.

“Çdo ditë që kalon, AKI e zullumit po e humb mbështetjen në teren. Për çdo ditë ata ballafaqohen me braktisje të strukturave, vazhdimisht u ikin anëtarët, mbështetësit, vazhdimisht po ndrydhen, ndërsa VLEN-i dita ditës po rritet.

Ky fakt po u shkakton panik dhe stres, për çka edhe e kanë humbur tërësisht orientimin.

Prandaj, në vend që të shkojnë drejt të ardhmes, duke folur për ide, për plane dhe projekte konkrete, ata merren me shpifje dhe mashtrim.

Duke u dalë në shesh çdo dështim kombëtar, se për 22 vite nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët dhe popullin, por vetëm për vete, tani i frikohen humbjes së rradhës që i fundos përjetësisht.

E për shkak të gjithë këtyre rrethanave, si mjet të vetëm për të mbijetuar e shohin shpifjen, mashtrimin, manipulimin, madje edhe përmes nxitjes së urrejtjes mes qytetarëve dhe konfliktit ndëretnik e deri në destabilizimin e vendit.

Vazhdojnë me politikat e vjetra jugosllave, ku për një copë pushtet janë të gatshëm të nxisin vrasje mes popullit!

E kenë të kotë, fundi juaj politik do të vuloset më 19 tetor” – ka shkruar Adnan Azizi

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments