Më 25.08.2025, në orën 20:15, në Stacionin Policor në Grupçin, R.A. (49) nga fshati Kopaçindol, komuna e Zhelinës, ka raportuar se më 24.08.2025, rreth orës 22:30, para sallës sportive në rrugën rajonale f. Zhelinë – f. Grupçin, Tetovë, djali i saj 15-vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa persona, prej të cilëve disa i njihte nga më parë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.