Dje në Çair, gjatë takimit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në afërsi të restorant “FAFA”, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti, si dhe kandidati për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpërthyer një përleshje e madhe mes dy grupeve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, gjatë një tubimi që ishte paralajmëruar si takim me aktivin politik të BDI-së në Çair. Sipas dëshmitarëve, pas një debati verbal mes pjesëmarrësve, situata ka eskaluar në përplasje fizike, duke shkaktuar tension dhe kaos.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, tregojnë për rrahje me grushte dhe shtyrje, ku u përfshinë disa persona.
Pakënaqësitë janë evidente në BDI, sidomos pas situatës jo të mirë në terren.