8 C
Tetovo
E diel, 25 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniArtin Spahiu rrëfehet se si e “shiti” BDI-ja Dibrën, a do të...

Artin Spahiu rrëfehet se si e “shiti” BDI-ja Dibrën, a do të përsëritet skenari në Bërvenicë

Pa mbështetje nga qendra dhe pa logjistikë. Kështu e përshkruan ish-funksionari i BDI-së, Artin Spahiu, betejën zgjedhore të AKI-së në Dibër, një vit pas zgjedhjeve lokale.

Në një rrëfim në rrjetet sociale, Spahiu akuzon kryesinë e partisë se e la strukturën lokale të përballej e vetme me zgjedhjet.

“Ndërsa ne ishim në terren, duke kërkuar çdo votë dhe duke u përpjekur të arrinim fitoren, kishte të tillë që, në vend se të kontribuonin në fushatë, paskan pasur qëllime tjera”, shkruan Spahiu.

Ai thotë se rreth 2.000 votat për kandidatin e koalicionit u siguruan pa mbështetjen e qendrës. Këto akuza vijnë në kohën kur në Bërvenicë do të zhvillohet rrethi i dytë për kryetar komune.

Në raundin e parë, Arkin Jahiji i AKI-së mori rreth 2.100 vota, ndërsa Jakup Huseini i VLEN-it mbi 1.500 vota. Stojanço Radiçevski i VMRO-DPMNE-së kryesoi me rreth 2.900 vota. Për ta përmbysur diferencën, Jahijit i duhet mobilizim dhe bashkëpunim përtej koalicionit të tij.

Rrëfimi i Spahiut për Dibrën ngre pyetjen nëse BDI-ja po përgatit terrenin që ta “shesë” edhe komunën e Bërvenicës.
Ndërkohë, nga VLEN-i rikujtuan se Jakup Huseini dhe shtabi lokal që në ditën e parë i ofruan mbështetje Arkin Jahijit për rrethin e dytë, ndërsa përgjegjësinë për mobilizimin e votuesve e kanë kandidati dhe koalicioni i tij. Duke kritikuar gjuhën përçarëse të opozitës, VLEN paralajmëron se çdo pazar politik me Bërvenicën do të përbënte tradhti ndaj votuesve.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments