Sedat Bislimi, kandidat i VLEN për kryetar të komunës së Studeniçanit, gjatë hapjes së shtabit, ka theksuar se qëllimi është që të ndërtohet një komunë që u shërben qytetarëve dhe jo qytetarë që u shërbejnë pushtetarëve.
“ Qëllimi ynë është të ndërtojmë një komunë që u shërben qytetarëve, e jo qytetarë që u shërbejnë pushtetarëve. Prandaj, unë zotohem se do t’i shërbej çdo qytetari pa dallim partie, etnie apo vendbanimi. Ndërsa lajmi i mirë është se VLEN-i është garancia e këtij ndryshimi. Investimet që tashmë janë bërë nga qeveria jonë do të rriten dhe shumëfishohen në vitet që vijnë edhe në Studeniçanin tonë”, nënvizoi Bislimi.