8 C
Tetovo
E premte, 12 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMexhitit: Taravari përfundoi te BDI, por elektorati i tij jo

Mexhitit: Taravari përfundoi te BDI, por elektorati i tij jo

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve, ka reaguar ndaj kritikave të deputetëve të ASH-Taravari.

Mexhiti kujtoi se në mandatin e kaluar është zhvilluar bashkëpunim i rëndësishëm rajonal, duke përmendur vizitën e parë në Kroaci, ku Taravari, si ministër i Shëndetësisë, kishte nënshkruar kontratën e parë bilaterale me homologun kroat.

Sa i përket pyetjes “Pse ka dalë ASH-ja?”, Mexhiti u përgjigj me një kundërpyetje retorike: “Pse u përça ASH-ja? Pse u bëtë tre ASH-ja?”. Ai theksoi se arsyeja kryesore e përçarjes ka qenë afrimi i një pjese të partisë me BDI-në, edhe pse që nga themelimi ASH kishte qenë në antipod të saj.

“Sot kemi tre ASH. Elektorati u bashkëngjit me ASH-në që ishte pjesë e VLEN-it, sepse ishte kundër kthetrave të BDI-së. E njëjta do të ndodhë sërish, pasi ai elektorat mbetet antipod i BDI-së. Taravari dhe disa të tjerë mund të përfundojnë te BDI, por kjo nuk do të thotë se do të përfundojë edhe elektorati i tyre”, deklaroi Mexhiti.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments