Ministri i Ekonomisë dhe punës sociame Besar Durmishi ka bërë publike përmes një postimi në Facebook se Albi Qamili do të jetë bartës i listës së koalicionit VLEN në Tetovë.
“Në kohë të vështira, kur rinia ka humbur besimin, është shfaqur Albi, gjithmonë duke ngritur zërin dhe duke qëndruar krah tyre. Ai nuk është thjesht një emër, por një i ri që flet për drejtësi, zhvillim dhe përfaqësim të rinisë!” – ka shkruar Durmishi.
Sipas tij, koalicioni VLEN me Albin si bartës sjell shpresën, fitoren dhe ndryshimin.
“Na priftë e mbara!”, ka përfunduar ai.