Kryetari i Tetovës dhe njëherit kandidat për edhe një mandat nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, së bashku me deputetet Kaltrina Beqiri dhe Mimoza Musa, priti në takim një delegacion nga OSBE-ODIHR i kryesuar nga Matteo Mecacci.
Në takim u diskutua mbi procesin zgjedhor dhe zhvillimet politike aktuale në vend. Kasami theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themel i demokracisë dhe garanci për një të ardhme më të mirë për qytetarët.
“Ne mbetemi të përkushtuar që çdo hap i yni në prag të fushatës të reflektojë transparencë, korrektësi dhe respekt ndaj vullnetit të popullit. Demokracia e vërtetë ndërtohet mbi besim, dialog dhe përgjegjësi dhe ky është rrugëtimi që kemi zgjedhur për Tetovën dhe për komunat tjera në vend”, u shpreh Kasami.