8 C
Tetovo
E enjte, 25 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniËshtë vënë në funksion radari në Aeroportin e Shkupit

Është vënë në funksion radari në Aeroportin e Shkupit

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot deklaroi se radari në Aeroportin e Shkupit është vënë në funksion, pasi është gjetur një pjesë rezervë dhe problemi është zgjidhur në një kohë rekord prej vetëm tre ditësh. Por, thotë, më pas është konstatuar se vitet e kaluara ai ka punuar në vetëm një kanal. Shtesë, theksoi Nikolloski, radari është i vjetër 27 vjet dhe qeveria e kaluara nuk ka marrë vendim për montimin e një radari të ri dhe pastaj paralajmëroi se në seancën e ardhshme të Qeverisë do të miratohet vendim që ai të montohet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në tre ditët derisa zgjidhej problemi me radarin, theksoi Nikolloski, nuk është vë në pikëpyetje siguria e trafikut ajror, gjë që, siç theksoi, dëshmohet edhe nga fakti që asnjë kompani ajrore nuk i anuloi fluturimet.

“Do të doja të ndaja një lajm të mirë, dhe ai është se që nga mëngjesi i sotëm radari është vënë në funksion dhe problemi është zgjidhur. Pra, që nga mëngjesi i sotëm kemi një radar plotësisht funksional në Aeroportin e Shkupit dhe kështu problemet janë zgjidhur. Do të doja të thoja se arritëm ta zgjidhnim problemin në një kohë rekord prej vetëm tre ditësh dhe madje edhe të zbulonim diçka që nuk ishte e njohur për publikun, dhe kjo është se deri më tani, për shtatë vjet, ky radar ka punuar vetëm me një kanal. Në këto tre ditë, me koordinimin e përbashkët të disa resorëve nga Qeveria, falë të gjithëve, si dhe kryeministrit, por edhe falë punës aktive të menaxhmentit të MNAV, të gjithë ekspertëve në MNAV, si dhe në bashkëpunim miqësor me disa vende të huaja, arritëm të gjejmë një zgjidhje dhe të dy kanalet janë në funksion. Pra, jo një, por dy kanale janë funksionale”, tha Nikolloski, duke falënderuar si kontrollin e trafikut ajror nga Bullgaria ashtu edhe Qeverinë italiane.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments