8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Shtator, 2025
BallinaLajmeKasami: Reçica e Madhe do të lidhet drejtpërdrejt me autostradën

Kasami: Reçica e Madhe do të lidhet drejtpërdrejt me autostradën

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me banorët e Reçicës së Madhe, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishi dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë.

Kasami tha se takimi ka qenë “miqësor dhe i hapur”, duke theksuar se vizioni i tij për Tetovën përfshin çdo lagje dhe çdo fshat. Ai përkujtoi projektet e realizuara në këtë zonë dhe dha lajmin se së shpejti do të nisë rregullimi i rrugës përgjatë lumit, e cila do ta lidhë Reçicën e Madhe drejtpërdrejt me autostradën.

“Këto nuk janë vetëm premtime, por hapa konkretë që kanë nisur të bëhen realitet. Reçica e Madhe, ashtu si gjithë Tetova, do të jetë pjesë e zhvillimit që e kemi nisur bashkë dhe që do të marrë hov edhe më të madh në Kapitullin e Dytë”, u shpreh Kasami.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments