8 C
Tetovo
E martë, 30 Shtator, 2025
BallinaLajmePrej nesër e deri të dielën studentët në RMV do të mund...

Prej nesër e deri të dielën studentët në RMV do të mund të aplikojnë për shujta studentore

Studentët e Maqedonisë së Veriut që I plotësojnë kushtet për shujta studentore, do të kenë mundësi prej 1 e deri më 5 tetor të aplikojnë për shujta studentorë në formë elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Afati për paraqitje për të drejtën e subvencionimit të shujtës studentore për vitin akademik 2025/2026 do të jetë prej 1 e deri më 5 tetor të vitit 2025”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë të gjithë studentët e rregullt që kanë të ardhura më të vogla sesa rroga minimale. Ata kanë të drejtë të aplikojnë KËTU.

“Subvencionimi i racionit për studentë është mbështetje financiare në vlerë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur”, sqarojnë nga MASH-i.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments