Festa për fitoren e madhe tashmë ka nisur në Tetovë! Bartësi i listës së këshilltarëve të Koalicionit VLEN, Albi Qamili, ka ndarë momente nga bashkëbisedimi me të rinjtë në qendër të qytetit, duke theksuar se fryma e unitetit dhe e përkushtimit për zhvillim është më e fortë se kurrë.
“Sot e shfrytëzuam ditën për kafe dhe biseda me rininë më të mirë në qendër të qytetit. Tetova vazhdon përpara në një zë, me Kapitullin e Dytë të zhvillimit!”, ka deklaruar Qamili.
Atmosfera festive në qytet, sipas tij, është tregues i mbështetjes së gjerë që qytetarët i kanë dhënë vizionit për një Tetovë moderne, të zhvilluar dhe me rini aktive në proceset vendimmarrëse.