Në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, sot në Klubin e Deputetëve u mbajt një prezantim publik i 12 ligjeve nga fusha e shëndetësisë, ku së bashku me komunitetin profesional u shqyrtuan propozime, mendime dhe rekomandime me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor.
“Këtë proces e kemi filluar brenda Ministrisë me grupe pune për ndryshimin dhe plotësimin e 12 zgjidhjeve ligjore që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sistemin shëndetësor. Vetëm përmes transparencës dhe diskutimit të hapur mund të arrijmë zgjidhjet më të mira. Qëllimi është krijimi i një kornize më të mirë ligjore që do të garantojë shërbime më cilësore, qasje të drejtë dhe siguri më të madhe për pacientët”, theksoi ministri Aliu gjatë prezantimit.
Bëhet fjalë për një rishqyrtim sistematik të 12 ligjeve në fusha të ndryshme – nga evidencat dhe sigurimet, te barnat, biomedicina dhe shëndeti publik – me synim ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin si një tërësi.
“Me këto ligje synojmë një sistem shëndetësor që është stabil, i ndërlidhur dhe i parashikueshëm. Një sistem ku çdo e dhënë, çdo procedurë dhe çdo vendim do të ketë vendin, logjikën dhe përgjegjësinë e vet. I ftoj të gjithë aktorët të përfshihen në mënyrë aktive në këto proces, që së bashku ta përmirësojmë legjislacionin dhe për rrjedhojë edhe gjendjen në sistemin shëndetësor”, theksoi ministri Aliu.