Gjatë debatit të fundit në televizionin TV21, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Emir Sulajmani, u duk në siklet dhe në gjendje paniku.
Megjithëse drejtimi i debatit dukej në favor të tij, ai shpesh shfaqej i pasigurt, me duar që i dridheshin dhe me ton zëri të paqëndrueshëm.
Pjesëmarrësit dhe shikuesit vunë re se reagimet e tij ishin të ngadalta dhe të pasigurta, duke krijuar përshtypjen e mungesës së përgatitjes përballë pyetjeve të debatit.