8 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAli Ahmeti përdor një gostivaras për të ofenduar Bilall Kasamin në Tetovë

Ali Ahmeti përdor një gostivaras për të ofenduar Bilall Kasamin në Tetovë

Ali Ahmeti, gjithnjë ka gjetur një individ të cilin e ka sugjeruar të ofendojë të tjerët, ndërsa ai vetë të qëndrojë lartë në politikat kombëtare të cilat I përmend gati se 23 vite me rradhë.

Derisa gjatë kampanjës parlamentare, Ahmeti përdorte Menduh Thaçin që nuk la media pa ofenduar dhe shpifur, në këto zgjedhje lokale, Ali Ahmeti ka zgjedhur Arben Taravarin për të ofenduar, sidomos për komunën e Tetovës dhe për kryetarin e saj Bilall Kasami.

Këto qëndrime diametralisht të kundërta me veten Arben Taravari I bën me siguri pasi është kapur keq nga Ali Ahmeti, që sipas informacioneve të dala në disa portale Taravari është kapur me aferën “Gjoka”.
Deri sa për Taravarin shumë pak muaj më parë, Bilall Kasami ishte shumë I sinqertë dhe I ka ofruar Taravarit të zgjedh poste nga më të ndryshme, tani na del me një retorikë krejtësisht të kundërt që kundërshton edhe veten e tij.

Duke ditur që në Tetovë Taravari ka një elektorat mjaft të vogël, respektivisht jo më shumë se 200 njerëz, I njëjti përsëri i programuar nga Ahmeti, sikur të jetë më I forti, nxit urrejtje kundër Bilall Kasamit. Taravari në një tubim thotë se Kasami nuk është kandidat për kryetar komune e në një tjetër thotë se Kasami ka pranuar donacione për një kishë. Kjo retorikë e nxitjes së urrejtjes nga Arben Taravari, siç është treguar historikisht, mund të ngrisë urrejtjen vetëm për Taravarin, sepse opinioni më nuk i beson.

Ndryshe, Taravari njihet si një akrobacionist në politikë, që gjatë këtyre zgjedhjeve lokale mund të jetë një njeri I kapur nga aferat, ose mund të kishte bërë llogaritë për Gostivarin, të cilat asnjëherë nuk kanë dalë sipas llogarive të tij.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments