Banka serbe Alta Banka, që i bleu aksionet e Stopanska Banka Manastir nga familjarë të Ali Ahmetit, do të ndërtojë një kullë 35-katëshe.
Projekti do të përfshijë hapësira zyrtare, banesa, një hotel, qendra tregtare dhe një shesh publik, me synimin për të krijuar një qendër moderne biznesi dhe komuniteti.
Para disa ditësh dolën dëshmi se Alta Banka serbe i ka blerë aksionet nga kompania AS-SENJAK, e cila është në pronësi të vjehrrit të djalit të Ali Ahmetit.