8 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Tentativa e vrasjes së kandidatit të AKI-së në Likovë ,dyshohet...

Ekskluzive: Tentativa e vrasjes së kandidatit të AKI-së në Likovë ,dyshohet për motive personale!

 

Sipas burimeve jozyrtare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), personi i dyshuar për tentativën e vrasjes së bartësit të listës së AKI-së në Likovë, Z. Sh., është L. F. nga Gostivari, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Z. Sh. kishte raportuar më herët për kërcënime nga i dyshuari, disa ditë para incidentit. Paraprakisht dyshohet se motivet e ngjarjes mund të lidhen me çështje personale dhe konflikte të natyrës morale.

Në qendër të konfliktit, sipas burimeve, përmendet edhe ish-bashkëshortja e Z. Sh., A. Sh. nga Tetova, e cila dyshohet të ketë pasur lidhje me të dyshuarin L. F.

Autoritetet kompetente janë duke hetuar rrethanat e plota të rastit, ndërsa motivet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përfundimit të hetimeve. MPB ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments