8 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Turp për politikanët opozitarë që manipuluan me tragjedinë familjare në Kumanovë

Fetai: Turp për politikanët opozitarë që manipuluan me tragjedinë familjare në Kumanovë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe një nga lideret e VLEN ,Arben Fetai ka reaguar përsëri për rastin e djeshëm në Kumanovë ku u plagos bartësi i listës së AKI-së, Zekirja Shahini.

“Pa kaluar 24 orë, organet e rendit kanë bërë të qartë se tentim- vrasja e ndodhur në Kumanovë ka qenë vetëm e vetëm për motive familjare dhe private. Prositesja është arrestuar, ndërsa krimineli që kreu këtë akt po ndiqet me urdhërarrest”, ka reaguar Fetai.

Sipas tij është turp dhe neveri për të gjithë ata politikanë opozitarë, të cilët, në mënyrë të poshtër, manipuluan një tragjedi familjare për të nxitur tensione dhe për të ndotur fushatën zgjedhore me ngjyrime politike.

“Këta hipokritë duhet të dalin menjëherë dhe të kërkojnë falje publike për këtë turp. Marrja ju mbuloft!”, ka thënë Fetai, duke shtuar se bashkëvendasit të tyre Zekirja Shahinit i urojnë shërim sa më të shpejtë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments