Shefi i Shtabit zgjedhor të VLEN në Gostivar, Azir Aliu tha sonte në tubim se kjo komunë për fat të keq është komunë me shumë me borxhe në nivel shteti, me transparencë nga fundi, ndërsa siç tha “ka qenë e mbyllur vetëm në një klan njerëzish që kanë shtëpi jo vetëm në Gostivar por gjithandej”.
“Edhe atë duke nisur nga Sllovenia e duke mbaruar në Greqi. Pra ky është menaxhimi i tyre dhe forma se si kanë menaxhuar për tetë vite”, tha Aliu.
Ai drejtoi akuza ndaj opozitës së sotme dhe tha se po të kthehemi një vit e gjysmë pas, do të shihni materiale që thonë gjithçka për njëri- tjetrin, “nga hajdutë e idiotë, diagnoza të ndryshme deri të të paaftë për punë, të korruptuar dhe të pazot për komshiun dhe jo për mëhallën e vet”.
“Ne flasim për transparencë, llogaridhënie dhe vendosa që të bëj një templejts, se si duhet të japin llogaridhënie për komunën që e menaxhojnë për tetë vjet, parave të juaja dhe harxhimet e tyre në mënyrë shumë jo transparente”, ka thënë mes tjerash Aliu.