Ndërtimin e rrugës Bogovinë-Rakovec, e miratuar nga qeveria, Sallë Sportive tek shkolla, kanalizim, e disa projekte të tjera, ka prezantuar kandidati i VLEN për komunën e Bogovinës, Feti Abazi.
“Në mandatin tim, për fshatin Rakovec, do miratohet rruga e shumëpritur nga ju Bogovinë-Rakovec, do ndërtohet Salla e sportit tek shkolla, si dhe kanalizimi, e poashti plani urbanistik”, ka thënë Feti Abazi.
Tutje, ai ka theksuar se komuna në mandatin e tij do jetë e hapur për të gjitha vendbanimet, përfshirë edhe fshatin Rakovec. Si dhe komuna në mandatin e tij, përpos projekteve të parapara, do fokusohet edhe në ekologji dhe ndriçim publik.