8 C
Tetovo
E enjte, 30 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAzir Aliu në “Opinion”: VLEN do të ketë dy pushtetet, nuk do...
- Advertisment -spot_img

Azir Aliu në “Opinion”: VLEN do të ketë dy pushtetet, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu mbrëmë ka thënë se janë jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku VLEN doli fitues absolut në shumicën e komunave shqiptare.

Në Gostivar dhe Vrapçisht, tha ai për fat të keq nuk u arrit census dhe është ky një indikator matës se si një qeveri për 23 vite dhe 8 vite në nivel lokal dështoi.

“Shqiptarët janë të dëshpëruar dhe për këtë arsye dështoi të ketë census atje”, u shpreh Aliu.

Ja ku qëndron frika e opozitës

Ministri mohon se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi siç thotë, para vendit janë shumë procese që presin zgjidhje”.

“Jo, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, do të duhet të zgjidhet çështja me BE-në, kemi shumë procese përpara, sot në një takim në qeveri kaluam Draft- buxhetin për vitin 2026 që do jetë një buxhet shumë inovativ, ku në fokus do të jetë shëndetësia dhe arsimi si dy shtylla kryesore dhe këtu qëndron frika e opozitës, sepse VLEN për shkak të administrimit të mirë në nivel qendror, tanimë do të ketë menaxhim edhe në nivel lokal”, ka thënë Aliu.

Shton se viti i fundit ka qenë me tensione në aspekt politik dhe ekonomik, sepse siç thotë, “ende kemi procesin të pahapur me BE-në”.

“Poashtu Kushtetuta duhet të hapet për shkak të ngërçit me Bullgarinë dhe kjo reflekton edhe në aspekt ekonomik jo vetëm te shqiptarët, por gjithandej”, ka thënë Aliu.

AKI ka marrë vota të konsiderueshme nga tabori maqedonas

Ministri ka qenë i prerë kur u pyet nëse kanë ndikuar votat nga tabori maqedonas, konkretisht nga VMRO-DPMNE tek disa komuna shqiptare, derisa siç shton ka qenë rast te opozita shqiptare.

“Ne kemi koalicion me VMRO-në, kuptohet i njëjti reflekton edhe në nivel lokal. Po t’i marrim numrat, VLEN nuk ka marrë aq shumë vota nga tabori tjetër, ndërsa AKI ka marrë një numër të konsiderueshëm nga votues maqedonas, janë zgjedhje lokale dhe është shumë e logjikshme që çdo kandidat të kërkon votë, sepse në fund të ditës menaxhon me procese lokale, siç janë rrugët, ndriçimi publik etj”, tha Aliu.

Do të kemi shëndetësi pa mure

Sa i takon resorit që drejton, Aliu thotë se trendi do të jetë transformimi digjital dhe buxhetimi real i shëndetësisë.

“Kemi ndryshuar metodologjinë se si do ta buxhetojmë shëndetësinë, do ta buxhetojmë në nevoja reale dhe në të dhëna, shëndetësi e cila do të jetë regjionale për shkak të strukturës. Do të kemi 8 pika kryesore që do të ofrojnë shërbime, digjitalizimi është në fokus për shkak të përvojës që posedoj, pra do të kemi shëndetësi pa mure e cila do të ofrojë shërbime nga shtëpia”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments