8 C
Tetovo
E martë, 11 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi e merr mandatin: Si kryetar i të gjithëve, do vazhdojmë...

Feti Abazi e merr mandatin: Si kryetar i të gjithëve, do vazhdojmë me realizimin e projekteve dhe premtimeve

Kryetari në ardhje i komunës së Bogovinës, Feti Abazi së bashku me këshilltarët e VLEN, kanë marrur sot mandatin nga kryetari në ikje Besnik Emshiu dhe këshilli i kaluar komunal.

Përpos që ka falenderuar Komisionin Komunal Zgjedhor, për mbarëvatjen e procesit zgjedhor, Feti Abazi ka falenderuar edhe kryatrin në ikje, Besnik Emshiun, duke i uruar shëndet dhe mbarësi.

” E falenderoj KKZ-në për organizimin e procesit zgjedhor në komunën tonë.
Prej sot do të fillojmë menjëherë me punë. Do vazhdojmë me realizimin e projekteve dhe premtimeve. Do e shikojmë edhe pasqyrën financiare dhe situatën me projektet se ku kanë ngecur. Desha të falenderoj edhe z.Emshiun, i cili eshte kryetar ne ikje. Dëshirojmë të i realizojmë ato projekte që janë në fazën e realizimit. Mos keni dyshime në administratën tonë. Do e bëjmë analizimin dhe azhurnimin e situatës, qoft në aspektin financiar, qoft tek pjesa kadrovike. Nuk kam dyshim, por neve na ngelet ta bëjmë secili punën e tij. Ju deshiroj të gjithëve, shëndet dhe mbarësi”, ka mbaruar deklaratën e tij, Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments